Zjarrfikësit të pakënaqur me kushtet e punës, kërkojnë të jenë pjesë e MPB-së

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 11:52 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës po vazhdon të përballet me probleme të shumta. Një nga problemet është që zjarrfikësit ende nuk e kanë të zgjedhur statusin e tyre,   dhe kërkojnë të jenë pjesë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, nuk kanë të ndarë një buxhet, raporton Ekonomia Online.

Nuk kanë pajisje personale për punë ndonëse ata ballafaqohen me situata të rënda duke shpëtuar jetë.

Madje nga Sindikata e Zjarrfikësve u kërkua implementimi i ligjit për paga, ndryshe do të mbesin me një koeficient të vogël.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se zjarrfikësve po iu shkelen të drejtat e tyre legjitime që iu garantohen me konventat ndërkombëtare.

“Për me qenë zjarrfikës është një detyrë e shenjtë, me hy brenda në flakë të shtëpisë po s’dihet a del i gjallë. Sakrifikojnë vetveten, janë heronj të gjallë. Për fat te keq këtë zjarrfikës premtimet te cilat janë bërë nga qeveria në dorëheqje edhe pse kanë premtuar nuk janë realizuar asnjë e drejtë. Nuk ka një argument, vetëm premtime politike. Ende asnjë qeveri në programin e vet edhe premtimet në fushata nuk janë realizuar. Sindikata lufton për të drejtat e veta. Zjarrfikësit ende nuk e kanë statusin e zgjedhur, nuk është nda një buxhet diku, nuk është bërë sigurimi në shëndetin në punë”, tha ai.

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, tha se shërbimi i zjarrfikësve ballafaqohet me një situatë të rëndë të pashpresë.

 “Gjithë këtyre viteve ju kemi qas problemit siç e kemi misionin për të shpëtimin e njerëzve dhe materialeve. Kemi pas diskriminime dhe degradime duke u bazuar në të drejta legjitime. Përveç pagës baze prej viti 2010 që kemi një kompensim tjerat  nuk janë zbatuar. Kërkesat tona janë të njohura për institucionet e vendit. Në momentin qe kemi kaluar në nivel qendror kemi mbetur pa buxhet. Kemi mbet në një forme pa përkujdesje institucional .

Ai tha se gjëja e vetme pozitive është  ligji për paga, por tashmë është në Kushtetuese

“Problemet qe ka mundur ky ligj ti zbus kane mbetur pezull me ligjin e dërguar në Kushtetuese “, tha ai.

Ai tha se kërkojnë të jenë pjese e Ministrisë se Punëve të Brendshme.

“Së paku edhe një here t’ju bëjmë thirrje institucioneve  se shërbimi i zjarrfikëse kërkon zgjedhje të menjëhershme, kërkojmë të jemi pjese e ministrisë së punëve te Brendshme. Apeloj edhe te qeveria në dorëheqje edhe te kryetaret e komunave të mendojnë se çka do të bëhet me shërbimin e zjarrfikësve nga 1 janari. Ligji mbi paga ka krijuar mjaft pakënaqësi po na kthen në situatat të cilën e kishim”, tha ai.

“Nëse ligji nuk kalon koeficienti i zjarrfikësve mbetet shumë i ulët, mbesim pa kompensime të natës, të festave pa pajisje të sigurta, punojnë pa pajisje personale. Besoj se Gjykata do t’i ketë parasysh specifiket e punës. Përkrahim edhe sindikatat qe pagat për here të parë kanë qenë deri diku përafërta në rajon. Nëse nuk aplikohet paga minimale do jetë 286 euro”, tha ai.

Zymri Krasniqi, udhëheqës i këshillit të protestave tha se nëse nuk zbatohet ligji për paga do të mbajnë protesta.

“Jemi të diskriminuar ,shpresojmë të kaloj ligji për paga se puna jonë edhe jetike nëse nuk kalon ligji, nuk kem rrugë tjetër përveç protestave edhe pse nuk janë të dëshiruara. Ka mundësi qe ndonjëherë qe situata të eskalojë”, tha ai.

Të ngjashme