Zjarrfikësit trajnohen për përdorimin e pajisjeve personale

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 18:50 | Nga

Nga data 18 deri më 21 Korrik 2017, do të mbahen trajnime të zjarrfikëseve nga e gjithë Kosova për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale, shkruan Gazeta Metro.

Këtë trajnim e organizojnë firma vendore, Medicom e cila është përfaqësuese e prodhuesit të njohur Drager, Agjensia e Menaxhimit Emergjent , Njësia Publike e Zjarrfikëseve të Zagrabit dhe Drager Safety D.o.o.

Në këtë trajnim teorik dhe praktik do të fokusohet në mbrojtjen e zjarrfikëseve në punën e tyre, si dhe përdorimi i pajisjeve personale të frymëmarrjes, helmetave, maskave mbrojtëse, detektorve të gazrave.

Ky trajnim profesional do të ju mundësojë zjarrfikëseve të zgjerojnë dijen e tyre në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre dhe të popullatës në situata emergjente.

...

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme