Vatër e re zjarri në fshatin Softaj të Ferizajt, dyshohet për zjarrvënie

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka kapluar një pjesë të fushave dhe stërnishtave të fshatit Softaj, të komunës së Ferizajt, në kohën kur temperaturat në gjithë vendin vazhdojnë të jenë “afrikane”.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, dhe po luftojnë me një automjet ta vënë nën kontroll zjarrin, i cili i është afruar shtëpive, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online.

Luani Salihu, nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, ka thënë për Ekonomia Online se zjarri sipas tij nuk ka rënë si pasojë e temperaturave të larta, por nga dora e njeriut.

Në gjithë vendin raportohet për vatra zjarri. Komunat janë ankuar për mungesë të automjeteve të mjaftueshme.

Të ngjashme