Zjarri kaplon një shtëpi në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një shtëpi është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“ Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve material”.

Të ngjashme