Zjarri në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, nga Policia e Kosovës.

“Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme