Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 14:30 një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës.

Dëshmitarët okularë të rastit thonë për Telegrafin se kur kanë kaluar rreth 2 orë nga fillimi i zjarrit, zjarrëfikësit ende nuk kanë ndërhyrë.

Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të tempraturave të larta.

Në një video të dërguar nga lexuesit e Telegrafit, shihet se zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha, derisa rrezikohen edhe shtëpitë që janë afër.

Të ngjashme