Zogaj: Ligji për zyrtarët publikë do ta shkatërrojë sistemin, pako e dëshirave të Haxhiu dosja e vettingut

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, tha se në rast se miratohet Ligji për zyrtarët publikë, do të shkatërrojë sistemin gjyqësor.

Këtë deklarim, kryesuesi Zogaj e bëri në konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se Ligji është në tërësi në kundërshtim me Kushtetutën.

“Çështja e fundit që unë du me theksu është Ligji për pagat dhe Ligji për zyrtarët publikë. Që e tregon besoj në mënyrën më të mirë të mundshme tendencën e Qeverisë ndaj këtij sistemi gjyqësor. Do të kemi komentet nesër ose pasnesër, sepse është koha e fundit kur mund t’i dorëzojmë komentet”.

“Megjithatë po e theksoj, merrne draft-ligjin për pagat dhe projektligjin për zyrtarë publik, do e shihni në çfarë mase do të ndërhyhet në sistemin gjyqësor, ndërkohë që kemi të gjitha garancionet edhe Kushtetuese edhe të Këshillit të gjyqtarëve evropian, që nuk mund të cenohet në asnjë mënyrë pavarësia e sistemit gjyqësor”.

“Po e theksojmë që është një dokument që nëse miratohet në Kuvend, do e shkatërrojë sistemin gjyqësor”, tha Zogaj.

Ai e ka quajtur “pako e dëshirave të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu”, dosjen me dokumente për vettingun, e cila u dorëzuan dje në Kuvend.

Sipas tij, pas opinionit të Venecias, Ministria nuk ka bërë asnjë hap apo aktivitet në lidhje me zbatimin e opinionit.

“Pse po e quaj pako e dëshirave sepse një vit më parë ne kemi deklaruar që do humbim kohë dhe do kthehemi në piken zero më një draft që nuk ka asnjë vlerë, konferenca dje është konfirmim i dështimit”.

“Pse nuk është miratuar si pako në Qeveri meqenëse ministrja dhe Ministria e Drejtësisë  beson në këtë alternative që është e vetmja, cila është analiza profesionale që opsioni i pestë me ndryshime kushtetuese është i vetmi, cili është justifikime që ne e kemi humbur një vit, deri në miratimin e pakos do të përfundojë mandati i të gjithëve”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme