Zona Ekonomike në Lumadh merr “dritën e gjelbër”, Tahiri uron qytetarët

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT.

Ai bëri të ditur se komuna do të vazhdoj me procedimin e nënshkrimit tëkontratave me subjektet fituese.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT.

Komuna tani do të procedoj me nënshkrim të kontratave me subjektet fituese në përputhje me ligjin.

Urime!”, tha ai.

Të ngjashme