ZREE sqaron çështjen e tarifave

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Rregullatorit për Energji ka thënë se ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak, blloku i parë për konsumin deri në 600 kwh, ky nivel i konsumit mund të ofrohet me çmim të përafërt me tarifën egzistuese.

Tutje në sqarimin e tyre thuhet se  kur një konsumator konsumon më shumë se 600 kWh, atëherë për të mbuluar konsumin mbi 600 kWh duhet të blihet energji nga importi. Për këtë arsye sipas tyre, çmimi i energjisë mbi 600 kWh duhet të reflektojë çmimin e importit, transmeton Klankosova.tv.

“ZRRE është e obliguar me ligj të përcaktojë tarifa që e reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojë tarifa që e nxisin efiçiencën e energjisë”.

“Struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që e kursejnë energjinë. ZRRE ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak. Blloku i parë, për konsumin deri në 600 kWh, e reflekton energjinë që mund t’i alokohet çdo konsumatori në bazë të nivelit të prodhimit që mund ta ofrojnë kapacitetet vendore. Ky nivel i konsumit mund të ofrohet çmim të përafërt me tarifën ekzistuese. Kur një konsumator konsumon më shumë se 600 kWh, atëherë për të mbuluar konsumin mbi 600 kËh duhet të blihet energji nga importi. Për këtë arsye, çmimi i energjisë mbi 600 kWh duhet të reflektojë çmimin e importit”, ka shkruar ZREE.

“I tërë kontinenti Evropian po ballafaqohet me krizë të energjisë dhe me rritje të paprecedentë të çmimeve, që është reflektuar në rritje të kostos së energjisë së importuar në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët e interesit t’i bashkohen procesit të konsultimit publik të ZRRE-së dhe të ofrojnë komente e sugjerime për qëndrimet e ZRRE-së në formë të propozimeve që mund ta ndihmojnë tejkalimin e krizës me ndikim sa më të ulët në tarifat e konsumatorëve”.

Të ngjashme