Zv.kryeministrja Rexhepi: Paragjykimet të parandalohen, të gjitha komunitetet janë ta barabarta

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 10:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në partneritet me “Terres des hommes” në Kosovë në kuadër të programit të arsimit, kanë mbajtur konferencë me temën “Qendrat Mësimore dhe Problematikat e Institucionalizimit”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi potencoi se Qeveria e vendit është e përkushtuar për t’i siguruar të drejta të barabarta të gjitha komuniteteve dhe synim kanë parandalimin e steriotipeve e paragjykimeve.

“Ne si Qeveri e Kosovës i japim një rëndësi të madhe që qytetarët e Kosovës të ndihen të barabartë, duke respektuar të drejtat themelore njerëzore dhe duke respektuar kulturën, traditën. Para se gjithash me theks të veçantë në parandalimin e sterotpieve dhe dominimit racor ngjyrën e lëkurës anti-ciganizëm që është një frymë dhe fenomen disa viteve të fundit. Jam këtu që të jap përkrahje sa i përket pozitës tuaj si komunitete në shtetin tonë që të përbashkët t’ia dalim në specifikat tona sidomos komuniteti romë që gjuhën në të cilën flet nuk kanë sistem e arsimit të cilët janë shumë të rëndësishëm këto qendra për ruajtjen e gjuhës rome si gjuhë amtare. Situata me ashkalinj dhe egjiptian është më e ndryshme sepse ata mësojnë në gjuhën shqipe dhe për fëmijët e tyre është më lehtë”, theksoi ajo.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci tha se ka një hendek të madh të komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian në fushën e arsimit, derisa ka përmendur se pandemia ka vështirësuar edhe më shumë situatën.

Ai tha se 45% e fëmijëve të fushës përkatëse vijojnë mësimin para fillor e 84% atë fillor.

“Ky hendek është rritur më shumë gjatë pandemisë pasi mundësitë e fëmijëve të komuniteteve, rom, ashkalinj dhe egjiptian për ta ndjekur mësimin online kanë qenë më se të kufizuara. Qendrat mësimore kanë kontribuar dhe do kontribuojnë në zhvillimin e këtij hendeku duke mobilizuar potencialin e komunitetit që të ndihmoj pjesëtarët e tyre.45% e fëmijëve të grupmoshës përkatës e vijojnë arsimin parafillor, 84% vijojnë atë fillor, 64% atë të mesëm të ulët, ndërsa 31% arsimin e mesëm të lartë dhe vetë këto shifra përveç për arritje flasin edhe për hendekun që ekziston në raport me komunitet tjera”, u shpreh Pupovci.

“Jam këtu që të dëgjojë dhe kontribuoj në lidhje me këtë çështje që brenda një periudhe të shkurtë do ta gjejmë një zgjidhje që këto qendra të kenë financim”, tha Popovci.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola tha se nuk mund të arrihet integrim i duhur për të gjitha pa përfshirjen edhe të këtyre komuniteteve në çdo proces, raporton EO.

“Integrimi shoqërorë e kulturor i komunitet RAE është me rëndësi të veçantë, pasi që nuk mund të kemi shoqëri me diversistet liberal përderisa nuk arrijmë një integrim të duhur social të këtyre komuniteteve”.

Isak Skenderi drejtor i Organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”, tha se është mirënjohës ndaj MASHTI për njohjen e rezultatit të qendrave mësimore në Kosovë.

E sfidë kryesore në qendrat aktuale, po del të jetë planifikimi buxhetor, në nivel lokal dhe atë qendror për mbulueshmërinë dhe funksionalizimin e tyre, raporton EO.

“Jemi mirënjohës që Ministria e Arsimit ka njohur këtë rezultat të punës së qendrave dhe është punuar një udhëzim administrim për krijimin e kushteve për një funksionalizim më të mirë të këtyre qendrave”.

Të ngjashme