Zvicra sot vendos për pensionistët kosovarë që kanë punuar atje

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Zvicrës sot pritet të ratifikojë marrëveshjen për pensionet me Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Parlamentit të Zvicrës, Cedric Wermuth.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Wermuth ka deklaruar se sot do të vendoset lidhur me fatin e pensionistëve kosovarë që më parë kanë punuar në Zvicër. Pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër ishte ndërprerë në vitin 2010.

Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962.

Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione.

Kosovarët që u pensionuan pas 1 prillit 2010 duhej të vendosnin: Ose të qëndrojnë në Zvicër pas daljes në pension dhe marrin pensionin. Ose ata kthehen në atdheun e tyre dhe nuk marrin asgjë. E vetmja mundësi që aktualisht është në dispozicion për pensionistët e Kosovës është rimbursimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme