Zvogëlohen kolonat në hyrje të Kosovës, rriten ato në dalje

Prishtinë | 30 Kor 2017 | 10:30 | Nga

Rruga e shumë mërgimtarëve për vendlindje po del goxha e mundimshme, por jo vetëm kaq – tashmë edhe ata që po kthehen për në vendet e Europës duhet të presin gjatë në kufi.
Gjatë ditës atje pati pritje deri në tri orë në hyrje dhe dalje nga Kosova, derisa kolonat ishin të gjatë deri në 2 kilometra në hyrje, e një kilometër në dalje.

Por gjendja ka ndërruar në orët e vona të mbrëmjes.
Kolonat tashmë janë shtuar në dalje të Kosovës, po në Merdare, ndërsa në hyrje ato janë zvogëluar, njofton Klan Kosova.

Në dalje të Kosovës, kolona sipas të dhënave të orës 21:00 është e gjatë deri në dy kilometra, derisa pritjet shkojnë deri në 4 ose 5 orë.
Më poshtë tabela me të dhënat nga secila pikë kufitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme