Zyra e Kryeministrit sqaron kontratën për shërbime mortore për personat e zhdukur

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Kryeministrit ka dhënë sqarime për kontratën për furnizim me arkivole dhe shërbime përcjellëse të rivarrimit.

Ky është reagimi i plotë i Zyrës se Kryeministrit:

Që nga viti 2009, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë nga Komisioni Qeveritarë për Persona të Zhdukur dhe në zbatim të ligjit Nr. 04/ L-023 dhe kryerjes së obligimeve institucionale, obligimeve njerëzore që kemi, ka pasur kërkesa për kontrata afatgjate, për furnizim me arkivole dhe shërbime përcjellëse të rivarrimit.

Kërkesa për kontratën e re, është bazuar pikërisht në nevojë dhe procedurë paraprake dhe në asnjë rast, nuk thotë që shpenzohen të gjitha mjetet, por cili do të ishte kufiri i shpenzimeve për shërbime 3 vjeçare.

Reagimi, për një kontratë, më shumë se sa obliguese, dhe për një temë tejet të dhimbshme për popullin tonë, është i patakt!

Përmes këtij programi / kontrateje, janë kryer shërbimet e rivarrosjes për luftëtarët në Kompleksin Memorial në Morinë, për rivarrimet e të rënëve në Çabrat të Gjakovës dhe për heronj e dëshmorë të tjerë të vendit dhe po me këtë kontratë, përveç arkivoleve parashihen edhe procedura dhe shërbime të tjera përcjellëse, siç janë murosja apo mbyllja e varreve dhe logjistika me qëllim nderimi, siç janë lulet dhe famujt.

I gjithë ky shërbim, bëhet në përkrahje të familjeve të personave të zhdukur dhe të rënëve, në organizimin e ceremonisë së rivarrimit, gjithmonë sipas kërkesës së familjarëve.

I gjithë ky shërbim, është obligim i yni ndaj familjeve të personave të Pagjetur.

Të ngjashme