Zyra e Presidentit dekoron dëshmorët e Koshares, pa gjakun e tyre s’do të vinte liria

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka ndarë dekorata për të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të rënë në Betejën e Koshares, raporton EkonomiaOnline.

Në mungesë të Presidentit Thaçi, dekoratat i ndau këshilltari i tij, Bislim Zyrapi. Ky i fundit tha se i ka njohur të gjithë dëshmorët e rënë në betejën e Koshares, ndwrsa tha se pa kontributin e tyre nuk do të ishim sot të lirë.

“Para 20 vitesh si komandant i operacionit shigjeta i kam njohur personalisht gjithë dëshmorët e rënë në betejën e Koshares. Pa kontributin e tyre ne nuk do të ishim të lirë por edhe kjo betejë veç e ka lavdinë e saj. Jam i nderuar që të ndajë urdhrin e heroit për bashkëluftëtarët e mi e për më të dashurit e juaj”, tha Zyrapi.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, njëherësh ish-komandant në këtë betejë, Rrustem Berisha, tha se Beteja e Koshares është krenari për Kosovën.

“Sot është një ditë e veçantë për ne, është dita e Forcës së Sigurisë dhe nuk është rastësi që e kemi zgjedhur këtë ditë ti ndajmë këto dekorata. Unë e di se çdo shtet e ka një ose dy beteja që krenohet me të dhe unë jam më së i bindur se beteja e Koshares është krenari për ne. Kjo është një nder se presidenti i vendit po i bënë nder betejës së Koshares dhe është meritë që në këtë betejë të gjithë dëshmorët të shpallen heronjtë. Sot e patëm ditën e Forcës dhe ishte krenar që kur i pamë ata djem e vajza që po rreshtohen krah për krah me ushtrinë e re”, tha Berisha.

Të ngjashme