Zyra për Certifikim të Partive rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 14:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raport Ekonomia Online.

Yll Buleshkaj nga kjo zyre tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se të gjitha partitë politike i kanë plotësuar kushtet për certifikim, por kanë paqartësi në nenin 29.

“Ka qenë një proces i gjatë, fillimisht i kemi pasur 1081 kandidat finalja është 1075 dhe ne kemi rekomanduar certifikimin e tyre dhe për shpjegim kemi kërkuar shkresa për të na ndihmuar në vendimmarrje. Ne ju kemi ofruar mundësi që ti zëvendësojnë kandidatët. Ka kandidat që mund të kenë probleme dhe zyra nuk ka mundur me verifikua, neve na kishin kryer punë institucionet ligjore me na e bë të qartë”, tha ai.

Paqartësi nga rekomandimi që kanë marrë nga zyra për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit se kush duhet certifikuar ka pasur edhe kryetarja e KQZ-së Valdete Daka..

“Ne e kemi marr sot një rekomandim nga zyra për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Ai plotësojnë të gjitha kushtet ligjore nga neni 29 të gjitha subjektet politike, kërkesat ligjore. Ne këtu nga ky rekomandim nuk e kemi të qartë se cilët kandidat i plotësojnë kushtet dhe cilët jo. Kërkesat janë dërgua në institucione relevante dhe pas marrjes është kërkuar nga subjektet politike që të zëvendësohen ata që nuk i kanë plotësuar kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbush e kush jo”.

Por, Sami Hamiti nga LDK-ja ju është drejtuar Yll Buleshkajt, duke e pyetur se çfarë ka ndikuar te ai që ka ndryshuar vendim gjatë ditës së sotme.

Për shkak të paqartësive në pikën “q” të nenit 29 të ligjit për Zgjedhje, pika që ua ndalon kandidimin personave të dënuar në tri vitet e fundit, kjo Zyrë në mbledhjen e KQZ-së të premten ka propozuar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke lejuar hapësirë për ankinim për më vonë.

Të ngjashme