Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dramatizon aksionin e policisë së Kosovës: Po “pushtohet” Shtërpca

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Me urdhër të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në qytetin e Shtërpcës, ku janë duke u bastisur disa lokacione.

Tashmë sekuestruar disa kamera, pajisje e dokumente të strukturave ilegale serbe.

Në lidhje me këtë aksion të policisë së është duke vazhduar ende, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke e quajtur “pushtim” aksionin e policisë.

“Edhe pse njësitet nga Prishtina e dinë shumë mirë se kamerat, të cilat janë instaluar ligjërisht para gati dhjetë vjetësh, nuk janë në funksion për një kohë të gjatë dhe këtë e kanë kontrolluar disa herë në ditët e kaluara, kjo u shërbeu si arsyetim për të pushtuar përsëri Shtërpcën, për të ngacmuar njerëzit që nuk mund të funksionojnë normalisht. Me çfarë arsyetimi forcat speciale bastisin shkollën fillore serbe në Shtërpcë?

Nuk ka dyshim se ka një sulm dhe presion të ri ndaj serbëve që të largohen nga dera e tyre sepse nuk ka arsye të justifikuar për një veprim të ri të Rossut në këtë mjedis serb”, thonë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Aksioni i policisë është duke vazhduar.

Të ngjashme