Zyrtare: Qeveria merr vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë (Vendimi)

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë. Ekonomia Online e cila raportoi më herët se QS po dezinfektohej për të qenë e gatshme ka siguruar vendimin tashmë të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në të cilin thuhet se Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantine.

Vendimi ka këto pika:

1. Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantinë

2. Personat për të cilët vërtetohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundjen nga Coronavirus futen në karantinë.

3. Qendra e studentëve kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin nr.01/1L të datës 15/03/2020.

Ekonomia Online më herët ka raportuar se janë vendosur 10 personat e parë. Sipas burimeve, ata janë sportistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme