Zyrtarë të LDK-së bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 12:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së dhe kryetarë të degëve të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se vepra Rugova është sinonimi i Pavarësisë. Ai deklaroi se shihet sa shumë i mungon ish-presidenti Rugova institucioneve të Kosovës.

“Presidenti Rugova është sinonimi i Pavarësisë sonë. Është njeriu që e bëri të mundur këtë që ne sot e gëzojmë, me punën, jetën dhe veprimtarinë e tij. Është moment edhe krenarie që ne sot festojmë dhjetë vjetorin e Pavarësisë por është edhe moment dhimbjeje sepse po shihet sa i mungon presidenti Rugova institucioneve të vendit”.

Beqiri shtoi se vizioni i Rugovës mbetet frymëzim për LDK-në dhe për shtetin.

“Vizioni dhe puna e tij mbeten burim frymëzimi për punën tonë në Lidhjen Demokratike të Kosovës por edhe në institucionet tona shtetërore. Ne me këtë mënyrë të përkujtimit të jetës dhe veprës së tij dëshmojmë se LDK-ja sikurse presidenti Rugova mbeten shtylla e fortë e shtetit të Kosovës. Parita e cila ka qëndrimin, stabilitetin, përkushtimin e ruajtjes dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”.

Të ngjashme