Zyrtarët e lartë të Postës, vizituan shkollën-muze në Stubëll

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Tre zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, z. Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, znj. Vjollca Shala-Mulaj dhe U.D. Zëvendës KE, znj. Fakete Kadiu, vizituan muzeun e shkollës së parë shqipe në Kosovë, në fshatin Stubëll të Vitisë. 

Delegacionin e ndërmarrjes e mirëpritën, kryetari i fshatit Stubëll, z. Marjan Ramaj dhe famullitari i kishës, Dom Jeton Thaqi, të cilëve iu dhuruan  ekzemplarë të kornizuar me pulla postare me imazhin e dedikuar këtij tempulli të parë të diturisë në vendin tonë, që ditë më parë u vu në qarkullim postar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme