Zyrtarët policorë i ofrojnë ndihmën e parë qytetares së alivanosur

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët policorë i kanë ofruar ndihnën e parë një qytetareje të alivanosur.

Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjendja e  saj kishte të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

“Sot rreth orës 12;00 një njësi policore deri sa po trajtonte një rast aksident trafiku, në rrugën “Avni Klinaku” në Vushtrri, kanë hasë në qytetaren e alivanosur e cila ndodhej në gjendje të rënë, gjendja e se cilës kishte të beje me bllokimin e rrugëve te frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë në rrethana të tilla kanë reaguar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kthimin drejt normalizimit të frymëmarrjes dhe gjendjes shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia ka njoftuar që në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares.

Të ngjashme