Zyrtarët policorë sulmohen në Zveçan nga disa persona

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Zhivkovc të Zveçanit një numër i konsiderueshëm i personave kanë sulmuar zyrtarët policorë, si dhe kanë dëmtuar automjetin e tyre.

E gjithë kjo erdhi pasi policia ka ndaluar një shtetas serb, të cilit më pas iu konfiskuan mallra të kontrabanduara.

I dyshuari nuk i kishte përfillur urdhrat e policisë, duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e doganës e cila e ka konfiskuar mallin dhe e ka dërguar në terminalin doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme