Zyrtari i BE-së: Kosova ka bërë një avancim të madh në integrimin në Bashkimin Evropian

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 16:03 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë mbajtur konferencë përmbyllëse lidhur me projektin e binjakëzimit me fokus në përmbushjen e obligimeve nga MSA-ja, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësi i Sesionit të Bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se ministria e Integrimit Evropian po bashkëpunon për të koordinuar të gjitha aktivitetet që lidhen me MSA-në duke përmendur progresin e arritur.

Ai tha se Kosova ka bërë një avancim të madh në integrimin në Bashkimin Evropian.

“ Rruga në marrëveshjen e MSA-së ka shënuar një periudhë. Ka zotime në dy anët, reformat janë ambicioze. Zyra e BE-së në Kosovë vazhdon të mbështet këto reforma. Në mënyrë konkrete ka qenë një projekt binjakëzimi. Kur ka filluar projekti ka qenë një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së dhe tash jemi në vitin e tretë. Kjo  marrëveshje është gjithëpërfshirëse. Dëshiroj t’iu falënderoj për punën shumë të mirë. Është mirë që ky ka qenë projekt në mes Polonisë, Gjermanisë dhe Kroacisë. Vitin e kaluar qenë 68 përqind shkalla e zbatueshmërisë dhe kjo tregon që është mirë ”, tha ai, raporton EO.

“…Këta njerëz të ri janë të përzgjedhur në disa fusha të reja si: ekonomia, drejtësia, ata janë përzgjedhur si më të mirët ata të vendosen në vendin e duhur, në ministritë. Ne falënderojmë ministrinë për çështje ekonomike dhe të energjisë të  Gjermanisë për shtyrjen përpara të projekteve, por ky projekti duhet të shtyhet nga qeveria e Kosovës dhe jo nga IKAP”, tha Brusa.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka folur për përfitimet e këtij projekti.

 “Përgjatë këtyre dy viteve ky projekt ka dhënë kontribut të madh. Janë një sërë projektesh të BE-së që janë duke ndihmuar në këtë aspekt. Ofrimi i përvojës nga administrata e vendeve të BE-së, përbën një vlerë të shtuar për administratën tonë, për të marr përvojat më të mira në këtë vend. Jemi të inkurajuar nga rezultatet e këtij projekti. Jam e sigurt se ky projekt ka fuqizuar bashkëpunimin edhe më tej. Falënderoj BE-në, shtetet mike që morën pjesë në këtë projekt dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin në BE”, tha Hoxha,

Ambasadori gjerman në Kosovë,  Christian Heldt, marrëveshja e MSA-së është rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian.

“MSA si  është nënvizuar është rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian dhe ne për këtë arsye jemi këtu. Është bashkëpunim domethënës me partnerët polak, të reflektuar në pjesën e Kosovës në këtë projekt të binjakëzimit. Do të theksoja sa e rëndësishme është nga këndvështrimi i BE-së dhe i shohim përpjekjet e Kosovës, nuk ka qenë e lehtë nënshkrimi i MSA-së dhe dëshirojmë të ofrojmë përkrahje për Kosovën. Të gjithë duhet të kalojmë nëpër proceset e MSA-së, proces që nuk mund t’i shmangesh, kjo është një prej arsyeve pse unë jam mirënjohës”, tha ai.

Këshilltarja e kryeministrit të  Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Dubravka Vlasic Plese, tha se Kroacia është mbështetëse e procesit të integrimit.

“Kroacia mbështet procesin e integrimit që bazohet në kushte dhe meritë, zotohet që t’i ndihmoj vendet e Evropës Juglindore.  Kroacia synon të organizoj një samit 2020 që është i rëndësishëm për vendet e rajonit”, tha ajo.

 Ambasadori i Polonisë dhe udhëheqës i projektit, Artur Lorkowski, foli rreth përvojës dhe punës që është bërë gjatë kësaj periudhe sa zgjati projekti.

“ Ishte një përvojë e shkëlqyeshme për Poloninë që t’i ndajmë njohuritë më të mira se si të bashkohet dhe veprohet brenda Bashkimit Evropian”, tha ai.,

Pas këtij diskutimi u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim për fuqizim të mëtejmë të kapaciteteve trajnuese të IKAP-it.

Memorandumin u nënshkrua nga drejtoresha e Përgjithshme për Politikat Evropiane, Kirsten Scholl, ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministrit për Administratë Publike, Mahir Yagchilar.

Të ngjashme