Zyrtari i NATO-s: Dialogu me Beogradin e vetmja rrugë për Kosovën t`i bashkohet Aleancës

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, James Appathurai, në një intervistë dhënë Europian Western Balkan ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai ka kundërshtuar krijimin e ushtrisë së Kosovës duke e quajtur si një hap prapa për t’u bashkuar në NATO, njofton Klan Kosova.

“Mendimi im personal është se e vetmja e mënyrë që Kosova të bashkohet më NATO-n është zgjidhja e suksesshme e dialogut Beograd-Prishtinë. NATO natyrisht që nuk po e udhëheq këtë dialog, kështu që, njohja e Kosovës në të gjithë sistemin e OKB-së dhe në të gjithë sistemin e NATO-s. Pa njohjen e Kosovës e të gjitha shteteve aleate nuk mund të bashkohet. Kjo është një pikë shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë që çdokush mund të kuptojë”.

Appatharuai ka folur edhe për pozicionimin e NATO-s mbi ushtrinë e Kosovës, të cilin quajti si vendim të parakohshëm.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet e tij dhe të NATO-s. Një nga fjalët kyçe që ai ka përdorur ka qenë “i parakohshëm”. Ne jemi të shqetësuar se ky transformim nuk do të çojë në stabilitet më të madh, përkundrazi kjo nuk ishte koha e duhur për ta ndërmarrë këtë hap. Aleatët e ndryshëm kanë shprehur pikëpamjet e tyre, por kjo është pikëpamja e udhëheqësve të NATO-s”.

“KFOR-i ka rolin që iu ngarkua nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar dhe siguruar një mjedis të sigurt në tërë Kosovën. Ai do të vazhdojë ta kryejë detyrën që ka përsipër sepse është roli i mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. NATO gjithashtu ka një rol këshillues dhe ka ndihmuar edhe e Forcat e Sigurisë së Kosovës që të zhvillohen”.

Ai foli edhe për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerr NATO ndaj Kosovës.

“Sekretari i Përgjithshëm ka qenë shumë i qartë që nga fillimi, kur erdhi ideja e parë, se ky rol do të duhej të rishikohej nëse Prishtina ndërmori hapat që e duhur. Unë mendoj se së shpejti NATO do të fillojë të diskutojë se a do të vazhdojë t’i japë mbështetje ose jo Kosovës”.

Por ai tha se se mediat nuk duhet të spekulojnë për rolin e KFOR-it sepse roli i tij në Kosovë është i domosdoshëm dhe këtë e dëshirojnë edhe kosovarët edhe serbët.

“NATO nuk po e diskuton ndonjë ndryshim në mandatin e KFOR-it dhe mendoj se kjo është baza mbi të cilën mund të ecim përpara”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme