Zyrtari i PDK-së i kërkon përgjigje Kurtit për vizitën e Haki Abazit në arkivat e ushtrisë serbe

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar përgjigje nga kryetari i VV’së, Albin Kurti, për vizitën e Haki Abazit në arkivat e ushtrisë serbe, vitin që Kosova ishte shpallur shtet i pavarur, raporton Express.

Ai e ka pyetur Kurtin se si e ka emëruar një njeri që ka bërë këtë veprim në pozitën e zëvendëskryeministrit.

Gjoshi ka thënë se është “anti-kombëtare të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë që ka vrarë dhe masakruar popullin tënd, por se kjo nuk e ka penguar Haki Abazin e Vetëvendosjes”.

“Është fyerje për viktimat e popullit tënd dhe familjeve të tyre të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, por kjo nuk i bën përshtypje zëvëndësit të Albin K.”, ka shkruar Gjoshi.

Ndryshe, në një njoftim të Institutit për Kërkime Strategjike, i publikuar në vitin 2008, thuhet se Abazi bashkë me anëtarët e tjerë të Rockfeller Foundation kishin vizituar edhe arkivat e ushtrisë serbe.

Në këtë vizitë, delegacioni u shoqërua edhe nga Sekretari i Shtetit, Dushan Spasojeviç dhe Shefi i Shtabit Aleksandar Skakić.

“Një delegacion i Fondit të Vëllezërve Rockefeller, i përbërë nga Richard Rockefeller, Stefan Broadhead Heinz, Elizabeth Campbell, Ariadna Papagapitos dhe Haki Abazi, vizituan Arkivat Ushtarake më 15 tetor 2008. Delegacioni përfshiu gjithashtu të dërguarin e mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë, Nënkolonel Terje Haverstad dhe drejtorin ekzekutiv të Institutit Jefferson, Aaron Presnal. I shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Dushan Spasojeviç, MA dhe Shefi i Shtabit Aleksandar Skakić, delegacioni vizitoi pjesën e Arkivit Ushtarak ku kryhet dixhitalizimi i materialit arkivor”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e këtij instituti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme