Zyrtari i PSD-së shkon të dhurojë gjak, e detyrojnë të paguaj 1 euro për parking

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, njëherësh zyrtar i PSD-së, Gëzon Kastrati, ka thënë se teksa ka shkuar për të dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzion të Gjakut, është detyruar që të paguaj një euro parkingun e veturës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, teksa ka thënë se pagesa prej 1 euro është e përballueshme për ta, por simbolika e saj është shumë e vrazhdë.

Gëzon Kastrati është vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Statusi i plotë i tij:

Zakonisht ne Kosove, sikurse ne cdo vend tjeter te botes, nevoja per vullnetare qe dhurojne gjak eshte e madhe. Kjo nevoje eshte rrit edhe me shume gjate pandemise. Aq shume sa qe Transfuzioni eshte detyruar disa here me bo thirrje per dhurues vullnetare edhe nepermjet televizioneve.

Bashke me Gurjeta Zeka, Adem Megjuanin dhe Agron Kabashin sot iu pergjigjem kesaj thirrjeje. Trajtimin e shkelqyeshem qe na beri stafi i Qendres per Transfuzion dhe ndjenjen e mire qe na e krijuan e “prishi” kompania private qe na kerkoi 1 euro per shfrytezimin e parkingut te QKUK-s.

Ate punetorin qe e kerkoi pagesen mund ta fajsojme vetem per arrogancen e tij dhe kurrsesi pse kerkoi pagese. Ai i shkreti eshte i detyruar nga kompania qe e ka punesuar. Thirrja per solidarizim shoqerore zakonisht has ne vesh te shurdher nga kompanite private. Me gjase kompanite private ndihmojne vetem kur ka publicitet, perndryshe nuk kane fare konsiderate per asgje, pervec fitimit te tyre.

Kjo eshte e papranueshme! Jo qe pagesa prej 1 euro ishte e paperballueshme per neve por sepse simbolika e saj eshte shume e vrazhde. E aq me keq kur e dijme qe ka njerez shume te varfer, qe vijne nga ndonje fshat me i larget, qe duhet me i pagu derivatet, me dhuru gjak vullnetarisht dhe ne fund me pagu 1 euro per kompanine ne fjale.

Nese dhuruesit vullnetar te gjakut i takojne 2 dite pushim nga puna, i takon ofrimi i sherbimeve falas nga Qendrat e Mjeksive Familjare dhe shume benificione te tjera, ai eshte i detyruar me i trashe xhepin kompanise private qe menaxhon parkingun e QKUK-s.

Thirrja per me dhuru gjak me gjase me se shumti po i konvenon kompanise private qe “mirembane” hapesirat e parkingut ne…

Gepostet von Gëzon Kastrati am Montag, 11. Mai 2020

Të ngjashme