Zyrtari i VV-së: AGK është organizatë e rrezikshme

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Vetëvendosjes dhe ish-kandidati për deputet i kësaj partie, Hysamedin Feraj ka sulmuar sërish gazetarët. Ai ka thënë se Asociacioni i Gazetarëve është një organizatë e rrezikshme.

“Reagimi është se AGK është bërë vërtetë një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës por para të gjithave për qytetarët e saj sepse ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë lincuese që bëjnë gayetarët gazetarët që ajo mbron. Dhe tani është bërë rregull që sa herë unë shkruaj, AGK e konsideron linçim të gazetarisë në Kosovës dhe nxitje të gjuhës së urrejtjes. Sa herë që AGK më qorton mua po aq herë shoqata e gazetarëve evropian e ka kritikuar AGK-në për lincim, për nxitje të gjuhës së urrejtjes.”, ka theksuar ai në ATV.

Sipas tij AGK është kundër vlerave të gazetarisë evropiane.

“Prandaj në këtë kuptim unë jam në anën e gazetarisë evropiane ndërsa AGK vazhdon të jetë kundër vlerave të gazetarisë evropiane. Kundër meje ka ngirtur lincimin gazetaria dhe portalet që janë institucione. Është e paprecedentë që institucionet të lincojnë një individ që nuk ka asnjë pozitë”, tha Feraj.

Të ngjashme