Drenasi ka një lajm të mirë për studentët e kësaj komune

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 09:23 | Nga

Asamblisti nga Nisma për Kosovën në Komunën e Drenasit Vehbi Berisha përmes një postim në rrjetin social Facebook i ka njoftuar të gjithë studentët e kësaj komunë se konkursi për bursa komunale do të hapet në shtator, shkruan arbresh.info.
Gjatë këtyre ditëve ai ka marrë shumë mesazhe nga studentët të cilët e kanë pyetur se pse nuk është hap konkursi dhe këtë shqetësim ai e ka ngrit në drejtorin e arsimit në Komunën e Drenasit ku është njoftuar për arsyet e mos hapjes së konkursit.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të tij

Të dashur studentë nga Komuna e Drenasit si dhe të gjithë ju që me keni shkruar këto ditë në lidhje me bursat e Komunës së Drenasit, për të cilat ende nuk është shpallur konkursi publik. Ne dje kemi ngritur shqetësimin tuaj pran Drejtorisë Komunale të Arsimit, ku i kam pyetur zyrtarisht: Pse nuk është shpallur Konkursi për ndarjen e bursave deri me tani ?

Nder tjerash iu kam bere me dije DKA-së, se ne vitet e kaluara çështja e konkursit të bursave përfundonte në ketë kohë, përderisa Komuna e Drenasit ende nuk e keni shpallur fare konkursin publik për ndarjen e këtyre bursave.

Në lidhje me pyetjen time shumë shpejt edhe kam marr përgjigje zyrtare nga Drejtori i DKA-s z. Tafil Halilaj, ku me informoi se Konkursi për bursa do te publikohet gjatë muajit shtator te këtij viti. Arsyetimi në lidhjen me vonesën e shpalljes së konkursit ishte si ne vijim:

Arsyeja e vonesave për dallim nga vitet tjera, është se do presim përfundimin e vitit akademik te studimeve për t’i përzgjedhur ata me meritoret qe kane arritur suksese me të larta gjatë studimeve, por arsyeje tjetër është edhe se jemi duke shikuar mundësinë e financimit te donatoreve te ndryshëm për të rritur buxhetin për t’i ndihmuar studentet, përpos atij komunal ku janë te aprovuar vetëm 20 mije euro, e që nuk është buxhet i mjaftueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme