Zyrtarisht krijohet Unioni i Boksit Profesionist Shqiptar

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht është bërë promovimi i Federatës Shqiptare “Unioni i Boksit Profesionist Shqiptar”.

Të shtunën janë zgjedhur organet drejtuese. Kryetar u zgjodh Ilir Bregasi, kurse nënkryetar Fatjon Sorra. Sekretar i përgjithshëm u zgjodh Albi Sorra, derisa Et’hem Ibrahimi u zgjodh si Drejtor Teknik.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhemdin Zeka, së bashku me Kryegjyqtarin e federatës Flurim Berisha. Zeka i dha mbështetje unionit të ri dhe bashkëpunim mes federatave.

Ndërkohë, UBSH njoftoi edhe për manifestimin e parë të saj “Arena Boxing Night” me 8 dhjetor që do të mbahet në Tiranë, në bashkëpunim me kompaninë e parë promotore në Shqipëri – “Arena Boxing Promotion” dhe Shoqatën Profesioniste “Titans Fights” nga Durrësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme