Zyrtarja e OKB-së: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në luftën kundër Covid-19

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim koordinatoren për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë Ulrika Richardson, me të cilën kanë biseduar për situatën e krijuar nga virusi Covid-19, si dhe ndihmën që po ofrojnë Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për ta kaluar sa më shpejt këtë pandemi.

Bislimi e njoftoi Richardson për masat emergjente që ka marrë deri më tani Qeveria në adresimin e problemeve ekonomike dhe sociale që rezultojnë nga pandemia Covid-19, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët për ta kaluar sa më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia.

Ndërsa, Ulrika Richardson ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të të gjitha Agjencive të Kombeve të Bashkuara për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Të ngjashme