Nevzad Lutfiu zgjedhet kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës është konstituuar sot dhe kryetar është zgjedhur Nevzad Lutfiu nga Lëvizja për Progres Demokratik e Shqiprim Musliut.

Lutfiu ka shkruar se nga sot do të trokasë në secilën derë ku mund të realizohen interesat e shqiptarëve të Luginës.

“Një mesazh për ata që më kanë mbështetur pa rezerva deri në këtë moment, mos më lejoni të gabojë dhe nëse gaboj, mos mi arsyetoni gabimet. Dhe për fund, dua ta mbyllë këtë deklarim me thënien e Pjetër Bogdanit, i cili thotë: “Fati i popullit tim është fati im” Na priftë e mbara!”, ka shkruar Lutfiu.

Të ngjashme