“New York Times” për Superligën Evropiane: FIFA e dinte dhe ishte aleat i fshehur i klubeve

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Nga faqet e gazetës amerikane “New York Times”, vijnë detaje të reja të rëndësishme në lidhje me themelimin e të ashtuqquajturës Super Ligë.

Pas analizimit të kontratës midis klubeve themeluese, prestigjiozja amerikane zbuloi se projekti “secesionist” kishte një “aleat” të fshehtë dhe të papritur për publikun deri tani: FIFA.

Në detaje, dokumentet zbuluan se zhvillimi i nismës ishte i lidhur me miratimin e qeverisë botërore të futbollit, të përfshirë në marrëveshje me një emër kodi dhe për këtë arsye, ka qenë e vetëdijshme për projektin dhe e gatshme për ta mbështetur atë. Detaj që bie në kundërshtim me qëndrimin publik të Xhani Infantinos pas njoftimit të 12 klubeve.

Një kthesë e vërtetë që “NYT” e pasuron me detaje të mëtejshme, duke përfshirë disa njerëz afër numrit një të FIFA-s, biseda të ndryshme mbi këtë temë në muajt e mëparshëm dhe një konsorcium këshilltarësh të quajtur A22.

Një situatë potencialisht shpërthyese, e cila rrezikon të minojë besueshmërinë dhe të komplikojë pozicionin e trupës më të lartë të futbollit në botë.

Për momentin, si pjesë e analizës së thelluar mbi çështjen, me ata që përfshihen drejtpërdrejt, rezulton të ketë dalë edhe përmbajtja e një marrëveshjeje të mundshme midis themeluesve të Super Ligës dhe FIFA-s.

Marrëveshje që sipas “NYT”, së bashku me një “kontribut solidariteti” të pasur, do të kishte ndikuar gjithashtu në një pjesëmarrje të mundshme të klubeve themeluese në projektin e e Botërorit të ri për Klube, të kërkuar nga vetë Infantino dhe që ka bindur gjithashtu bankën amerikane JP Morgan të investojë në turneun e hartuar nga presidenti i Real Madridit, Perez dhe ai i Juventusit, Anjelli.

Por gjithçka është përgënjeshtruar nga qëndrimi i FIFA-s, e cila menjëherë u rreshtua përkrah UEFA-s në betejën kundër Super Ligës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme