“Ngec” Ligji për Sinjalizimin e korrupsionit, KDI inkurajon qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme

Prishtinë | 27 Sht 2024 | 11:25 | Nga Diellza Gashi

Ligji i sinjalizimit në Kosovë ende nuk ka nisur të japë rezultatet e pritura, andaj kërkohet më shumë angazhim ndërinstitucional. Kështu u tha të premten në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky Ligj është i hartuar për të fuqizuar raportimin e korrupsionit ligji nuk është përdorur shumë nga punonjësit për të raportuar keqpërdorimet të cilat ndodhin brenda institucioneve.

Drejtori ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se sinjalizimi është mjet i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit pasi inkurajon qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme publike.

Ai ka thënë se zbatimi i këtyre detyrimeve nga ana e ndërmarrjeve publike qendrore është objekti kryesor i këtij hulumtimi.

“Sinjalizimi ka filluar në periudhë të mëvonshme dhe ende jemi duke punuar në atë drejtim. Dhe në këtë tryezë jemi mbledhur për të diskutuar pse është sinjalizimi dhe pse ka filluar si proces që ka për qëllim evitimin e parandalimin e korrupsionit. Sinjalizimi është mjet i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit sepse inkurajon qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme publike duke denoncuar keqpërdorimet që mund të ndodhin në institucionet publike e private, por edhe në shoqëri. Nëpërmjet sinjalizimit, një individ ka mundësinë që të raportoje apo zbuloje informata lidhur me veprimet që ndodhin në vendin e tij të punës, e te cilat cenojnë interesin publik”, ka thënë Kryeziu.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka theksuar se ky ligj është jashtëzakonisht i avancuar, por për të adresuar raportimet dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, duhet të formohet një ambient më i sigurt dhe relaksues.

“Ajo që na takon neve si institucion që ta perfeksionojmë këtë çështjen e infrastrukturën ligjore që edhe sinjalizuesit të ketë trajtime të korrupsionit. Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve i konsiderojmë që është një ligj i avancuar. Jam i integruar që çdoherë kur flitet thonë që ligji është i mirë në letër por çka po ndodh me të vërtetë. Deri ta bëhen të gjithë këtë pune po tregojmë që ky ligj duhet të përmirësohet në praktike. Ne si Ministri po bëjmë të gjitha mundësitë e adresimeve. Ne duhet të shqyrtojmë mundësitë se ku po mbesim. Drejtorët e ndërmarrjeve publike kanë një autoritet më te veçantë që ua lejon zyrtarëve. Ne duhet ta kuptojmë që mbrojtja ligjore duhet ta krijojë një ambient relaksues për këta zyrtarë për të denoncuar kur diçka nuk shkon mirë, këta duhet me u ndi të sigurt”, ka thënë Qorrolli.

Albesa Humolli nga KDI, ka thënë se korrupsioni është prezent por numri i sinjalizimeve mbetët i vogël, vetëm gjatë këtij viti nga janari deri tani janë bërë 24 raste të sinjalizimit.

“Lufta e korrupsion duhet të jetë prioritet ndërkombëtare. Raporti i sotshëm na ofron një pasqyre te qartë mbi praktikat e sinjalizimit. Për dallim nga raportet në këtë raport ne trajtojmë raste të suksesit që është bërë nga ana e sinjalizuesit. Qëllimi i këtij hulumtimi janë zhvilluar intervista nga zyrtarët nga ndërmarrjet publike qendrore. Synimi ynë është që kjo tryezë të shërbejë si forum se si ta fuqiziojmë mekanizimin e sinjalizimit në ndërmarrjet publike. Sinjalizimi me të vërtetë po tregon efekt po ndihmon prokurorinë dhe vet ndërmarrjet në luftimin e korrupsionit. 85 raste të sinjalizimit. Korrupsioni është prezent por numri i sinjalizimeve mbetet i vogël”, ka thënë Humolli, teksa shton se nga janari deri tani janë bërë 24 raste të sinjalizimit. Shton se korrupsioni është prezent por numri i sinjalizimeve mbetët i vogël.

“Vetëm dy nga nëntë raste nuk janë bërë publike zyrtare për sinjalizim, zyrtaret pajtohen se stafi i tyre nuk kanë informata mbi sinjalizimin. Nga tetë zyrtarët përgjegjës për trajtimin e rasteve të sinjalizimit të intervistuar, tre nga ta nuk kanë ndjekur ndonjë trajnim plotësues në lidhje me aktet e reja të miratuara, ndërsa dy nga zyrtare kanë pohuar se kanë mbajtur vetëm një trajnim që nga caktimi i tyre në këtë pozitë. Megjithatë, të gjithë zyrtarët e intervistuar janë shprehur se trajnimet shtesë janë të domosdoshme dhe do t’i ndihmonin në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë me efektive. Nga tetë zyrtarët përgjegjës për trajtimin e rasteve të sinjalizimit të intervistuar, tre nga ta nuk kanë ndjekur ndonjë trajnim plotësues në lidhje me aktet e reja të miratuara, ndërsa dy nga zyrtarë kanë pohuar se kanë mbajtur vetëm një trajnim që nga caktimi i tyre në këtë pozitë. Korrupsioni është prezent por numri i sinjalizimeve mbetët i vogël nga janari deri tani janë bërë 24 raste të sinjalizimit. Gjashtë nga tetë ndërmarrjet publike qendrore, këta zyrtarë nuk kanë pranuar asnjë rast të sinjalizimit që nga caktimi i tyre ne këtë pozitë”, ka thënë Humolli.

Zyrtari përgjegjës për sinjalizim në KEK, Labinot Sadiku ka potencuar se ky hulumtim ka kontribuar në luftimin e korrupsionit dhe dukurive negative.

Ai shtoi se KEK përgjatë tre viteve ka pranuar 91 raste të sinjalizimit.

“E vlerësoj këtë iniciativë për të vënë ne zbatim ligjin. Bazuar në ketë hulumtim KEK ka shënuar numrin më të madh te sinjalizimit. E cila po kontribuon në luftimin e korrupsionit, lufta kundër korrupsionit dhe dukurive negative është përgjegjësi kolektive dhe e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kemi një legjislacioni ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, dhe udhëzimi për mënyrën e mbrojtjes të atyre që raportojnë në publik. Ligji për sinjalizim i mundëson që të raportojë dukuritë negative në vendin ku punon po ashtu shihet edhe mbrojta e tyre në interes publik. Mbrojtja e atyre që raportojnë dukuritë negative është jetike, unë kam kryer punën ashtu siç shihet me ligj rezultatet nuk do të ishin të arritshme pa ligjin e sinjalizuesve. Shumica e rekomandime përmes raportit janë implementuar dhe janë në proces të implementimit dhe kjo është arsye e raporteve të mëdha tek ne sepse është krijuar besim tek sinjalizuesit”, u shpreh ai.

Të ngjashme