Nxito dhe abonohu! Loja shpërblyese nga Nimi TV vazhdon – Me 10 gusht në Klan Kosova shpallja e fituesit të dytë

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Loja shpërblyese e Nimi TV e udhëhequr nga prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea vazhdon deri në fund të këtij viti. Do të dhurohen katër vetura Dacia Sandero, dhe një banesë në fund të vitit.

Nimi TV sjellë ndjenjën e shtëpisë tek diaspora shqiptare pasi është ofruesi më i madh i shërbimeve televizive e cila në kuadër të partneritetit me platformat më të mëdha shqiptare DigitAlb, Tring dhe Artmotion ofron kanale të pafundme për preferencat e çdo familje shqiptare.

Fituesi i parë të veturës Dacia Sandero, Besart Sejdiu, është shpallur me 9 korrik në Klan Kosova. Të gjithë abonentët e periudhës nga fillimi i lojës shpërblyese deri në fund të vitit do të kenë shanse të jenë fitues të njërës nga 4 veturat apo të apartamentit!

Përzgjedhja e fituesit të dytë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me datë 10 gusht në Klan Kosova, nga ora 19:00.

E gjitha që duhet të bëni për t’u bërë pjesë e lojës është të abonoheni në pakon Prime & Digiprime të platformës Nimi TV për (6) gjashtë apo (12) dymbëdhjetë muaj. Për të mësuar më shumë rreth datës dhe vendit së përzgjedhjes së fituesve më rradhë, na ndiqni në rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram.

Opsioni më i mirë për familjet shqiptare në diasporë mbetet Nimi TV i cili ju ofron kënaqësi në përditshmëri dhe ju shpërblen në të njejtën kohë.

Të ngjashme