18 shkaqe për vlerësimin e dobët në PISA dhe 20 propozime

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 00:10 | Nga Leutrim Sahiti

18 shkaqet që dërguan në vlerësimin e dobët të PISA-s dhe 20 propozime se si mund të rritet cilësia e arsimit në Kosovë!

  1. Diplomat blihen me shumicë në treg;
  2. Provimet kalohen me skripta;
  3. Pyetjet në provime në shumicën e rasteve janë të njejta pothuajse në secilin afat;
  4. Shumica e profesorëve universitar pensionohen dhe ende nuk kanë asnjë libër të botuar;
  5. Pranimi në universitet me korrupsion e nepotizëm;
  6. Studentët mbushin muret dhe tavolinat me përgjigje të testeve;
  7. Bibliotekat të zbrazura e kafiteritë të mbushura me studentë;
  8. Përzgjedhja e mësuesve, arsimtarëve
    e profesorëve bëhet në bazë të përkatësive partiake;
  9. Ekonomisti ligjëron Drejtësinë, filozofi Psikologjinë e biologu Gjeografinë;
  10. Një profesor mbanë deri në 5 vende pune njëkohësisht;
  11. Mësim e jo edukim;
  12. Punë praktike në minimum;
  13. Shitblerje të notave;
  14. Ngacmime dhe kushtëzime seksuale;
  15. Vlerësim i mirësjelljes e jo i dijes( hajt një 5-she se i urtë është);
  16. Droga e pasiguri në shkolla;
  17. Numër masiv i studentëve në ligjerata;
  18. Nxënësit duan nota, jo dije;

P.s Pa tendenca gjeneralizuese.

Çka duhet të bëjmë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë?

  1. Depolitizimi i sistemit arsimor, partitë politike të qëndrojnë larg universiteteve;
  2. Rivlerësim i gjithë mësimdhënësve në Kosovë, për të matur aftësitë e tyre nëse janë konform lëndës që ligjërojnë;
  3. Pranimi i mësimdhënësve të bëhet nga niveli qëndror, në bashkëpunim edhe me këshillin e prindërve dhe atë të nxënësve. Në asnjë mënyrë drejtoritë e arsimit në komunat e Kosovës nuk guxojnë të përzgjedhin mësimdhënësit, pasi që kjo bie ndesh me pavarësinë politike të shkollës;
  4. Inspektim strikt i punës së mësimdhënësve gjatë orarit mësimor nga ekspertët e arsimit;
  5. Mësimdhënësit të cilësohen si arkitekt të shoqërisë dhe jo militantë të partive politike;
  6. Reduktim i numrit të studentëve në fakultete;
  7. Më shumë punë praktike në fakultete;
  8. Motivim më të madh për nxënësit dhe studentët për punë hulumtuese dhe arritje të rezultateve të larta në mësimnxënie;
  9. Përkrahje më e madhe për profesorët universitar për botime dhe hulumtime shkencore;
  10. Numër më të madh të bursave studimi në vëndet e zhvilluara të botës;
  11. Shkollat të kenë psikolog dhe sociolog, për të pasur një disiplinë me të madhe tek nxënësit dhe reduktim të sjelljeve devijante;
  12. Biblioteka në secilën shkollë dhe qytet të Kosovës;
  13. Dënime të larta për nxënësit dhe studentët që kopjojnë në teste, fakulteti nuk është vend për të gjithë, për këtë si alternativë janë shkollat profesionale;
  14. Më shumë literaturë shkencore, universitare të përkthyer në gjuhën shqipe;
  15. Një profesor me një vend pune, duke qëndruar në shkollë e universitet dhe jo në Qeveri apo vend tjetër të punës;
  16. Përpilim i duhur i testeve, duke matur saktë njohuritë e nxënësve e studentëve, duke evituar përsëritjen e testeve me pyetje të njëjta në afate të provimeve;
  17. Një vlerësim më real dhe më disiplinor i maturës shtetërore;
  18. Vlerësimi i studentëve me pyetje të mbyllura në provime të zëvendësohet me forma tjera të matjes së njohurive;
  19. Grupe të vogla të studentëve në ligjërata dhe ushtrime në mënyrë që asnjë student mos të kalojë pa shprehur aftësitë e saj/tij;
  20. Programe cilësore të orientimit në karrierë dhe pranim të studentëve në fakultet konform kërkesave të tregut, në mënyrë që studentët e diplomuar të punësohen pasi të përfundojnë studimet.

Të ngjashme