4 arsye pse projekti i gazit është i favorshëm për Kosovën

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 19:51 | Nga Luan Shllaku

Pa hyrë fare ne arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike për ose kundër projektit të gazit në Kosovë, po i sjell në vemendjen tuaj disa arsye pse unë e shoh këtë projekt të favorshëm për Kosovën:

  1. Nje pjese e madhe e infrastrukture eshte e gatshme. Tashme, qysh nga vitet e 70-80ta, Kosova e ka gazesjellesin e ndertuar, qe ka sherbyer ne keto vite, qe gazin e prodhuar ne Obiliq me gazifikimin e thengjillit, ta bart deri ne Shkup ne njeren ane dhe ne anen tjeter deri ne Trepce (Mitrovice), Ferro-nikel (Gllogovc), Sharrcem (Han te Elezit). Pra egziston trasa, qe eshte pjesa me e mundimshme e ndertimit te gazsjellesit, e te tjerat mund te behen kollaj.
  2. Gazi natyror (LNG) nuk duhet te shihet vetem si lende djegese per ndertimin e nje termocentrali, por edhe si karburant per tu perdorur per nxemje gjat dimnit ne ngrohtore rajonale (5-6 qytetet me te medha) si dhe per te zevendesuar rrymen elektrike ne metalurgji dhe objekte industriale. Keshtu mund ta zvoglojme shume konsumin aktual te energjise elektrike ne vend, qe eshte me mire se te ndertojme kapacitete te reja.
  3. Termocentrali 250 MW qe do te punonte me gaz, do te emitonte pergjysme me pak ndotes te ajrit dhe do te mund ta mbulonte nje pjese te nevojave per energji ne periudhen tranzitore, derisa nuk konsolidohet prodhimi qe do te duhet te dominohet nga burimet alternative.
  4. Nese injorohet gazi atehere do te duhet te perqendrohemi ne thengjill, sic po permendet nga kjo administrate, duke rekonstruktuar TC Kosova A. Kjo do te ishte ide shume e keqe, dhe shume e shtrenjte, sepse nuk e merr parasysh faktin se se shpejti do te duhet te paguajme taksa te larta per cdo ton te dioksidit te karbonit te emituar. Momentalisht, per nje ton te emetuar mbi sasine e emetuar ne vitin 1990 shtetet anetare te BE paguajne mbi 60 euro. Pra shkurt, nuk ka asnje leverdi financiare nga rekoinstruktimi i TC Kosova A, e sidmos do te jete i pafalshem ndikimi i saj ne shendetin e popullates.

Të ngjashme