50 ditët e Albin Kurtit

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 14:29 | Nga Ilir Gashi
  • Emëroi Zëvendëskryeministër njeriun që të akuzoi për vrasje të Astrit Deharit dhe keqpërdoruesin e skajshëm në emër të Kosovës.
  • Emëroi Këshilltar njeriun që deklaron se UÇK-ja ka kryer krime.
  • Emëroi Këshilltarë nipat e UDB-ashëve më të mëdhenj që kishte Kosova.
  • Emëroi këshilltarë njerëzit që sistematikisht punojnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • U rreshtua me ata që promovuan libra kundër UÇK-së midis Beogradi.
  • Rrezikoi Aleancën jetike të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Largoi kompaninë amerikane Contour Global që do të investonte 1.3 MILIARDË DOLLARË në projektin “Kosova e Re”. Përmes saj Amerika donte të ndalonte gazin rus në Ballkan.
  • Humbi 200 MILION DOLLARË asistencë amerikane.
  • Humbi mundësinë për 2 000 vende pune për të rinjtë kosovarë.
  • Mezi i shkroi 45 faqe program ekonomik.
  • U izolua si asnjë lider tjetër politik në Ballkan. Izoloi edhe Kosovën.
  • Theu të gjitha parimet që i proklamoi për të ardhur në pushtet.
  • Harroi Monin dhe Arbenin të cilët u vranë nën moton Jo Negociata, Vetëvendosje.
  • Pranoi bisedime pa kushte dhe pa kërkimfalje nga Serbia.
  • Pranoi bisedime pa u zbardhur fati i të pagjeturëve. Harroi premtimin që u kishte bërë Nënave Gjakovare.
  • Dështoi në zhbërjen e arritjes së shqiptarëve – themelimin e shtetit të Kosovës.

Të ngjashme