6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 16:47 | Nga Milazim Krasniqi
  1. Konfliktet ndërpartiake duhet të shfrytëzohen për të nxitur debat, emancipim, demokratizim, respektim të shtetit ligjor, e jo bllokim të jetës politike në vend.
  2. Konfliktet e grupeve shoqërore duhet të shfrytëzohen për të bërë ligje me të mira, jo shtet më të keq.
  3. Konfliktet ndërmjet pushteteve duhet të shfrytëzohen që të forcohen institucionet dhe shteti ligjor.
  4. Konfliktet me fqinjtë duhet të mbahen aktive, paralelisht me bashkëpunimin me ta. Pra, as bashkëpunim total, as konfilkt total.
  5. Konflikti me fuqitë e mëdha duhet të mbetet vetëm brenda kornizës së konflikteve të vetë atyre. P.sh. duhet të përkrahet SHBA kundër Rusisë, por jo konflikt direkt me Rusinë.
  6. Konflikti me qeverinë Rama 3, veçmas për “Ballkanin e Hapur”, duhet të shfrytëzohet për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e jo si konflikt me Shqipërinë.

Të ngjashme