A ka mujtë me pritë deri të kryhen zgjedhjet veprimi me targat?

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 21:32 | Nga Fisnik Ismaili

Si ustah i propagandës që jam, e që rregullisht e me saktësi të plotë ia zbërthejsha veprimet qeverive të kalueme, po e zbërthej edhe qeta me targat.

Sa herë iu kanë dashtë dikujt pikë politike, ose me tërheqë vëmendjen prej ndodhive tjera në vend, e kanë nisë ndojë fërrkë në veri të Mitrovicës.

Veprimi me targat s’është kurrgja ma ndryshe: Është ba kryekëput për me ngritë eufori edhe simpati për partinë që po qeveris, në kohë zgjedhjesh, edhe me e marrë vëmendjen prej fushatave të subjekteve tjera, si dhe me e hjekë vëmendjen prej menaxhimit të pandemisë, se numrat s’po bijnë edhe qaq, e vaksinimi s’po ecë më së miri.

A është i drejtë veprimi i reciprocitetit me targa? Po, gjithsesi.

A ka mujtë ky veprim me pritë edhe një muej, deri të kryhen zgjedhjet, mbasi s’u ba kurrgja 6 muejt e parë? Po, definitivisht.

Çfarë urgjence politike a ekonomike pat për me ndodhë pikërisht dje? Hiç, ama absolutisht hiç kurrfare!

A ka ndoj vlerë ekonomike për vendin kjo? Hiç, se reciprocitet ekonomik s’ka, por është veç një prej veprimeve simbolike për të cilat është folë edhe ma herët.

A është veprim i ngutshëm, si shenjë sikleti që s’po ecë fushata e subjektit në qeveri qysh kanë pritë? Gjithsesi! Janë injorue me mija shqiptarë të Luginës, të cilëve ky vendim iu erdh pa pikë paralajmërimi edhe po iu vështirësohet jeta. Por hej, kurt po i han për ta? S’kanë të drejtë vote në Kosovë.

Çka nëse eskalon kjo në përmasa të ndoj incidenti më të madh? Super, se jep pretekst me u shtye zgjedhjet edhe fajin ia len Vučos për gjendjen e jashtëzakonshme. Me nisë fërrka prej kurrgjafi e me ia lanë tjetrit fajin ky subjekt e ka mjeshtëri. Kjo veç e tërheq edhe më shumë vëmendjen prej gjanave që i thashë më naltë.

Çka nëse zbothet qeveria? Koha është super me e majtë qeshtu nja 3-4 javë deri të kryhen zgjedhjet, mandej kujt po i han? Gjindet ndoj arsyetim sahora. Janë zbothë krejt, arsyetohen edhe me qeta, e ti e han foren. Win – win.

Çka nëse nuk zbothet qeveria? Sen, një procedurë më shumë në kufi, një fitore e vogël e betejës me Vučon, e me qat harxh goditje edhe Edi Ramës, se edhe me të është një betejë për babën e shqiptarisë. Përderisa s’ka reciprocitet të plotë ekonomik, kjo me targat është veç një pordhë e ftohtë.

A është veprim kryekëput popullist edhe keqpërdorim i pushtetit për me i ndikue zgjedhjet? Absolutisht po! Qeveritë tjera kanë shti edhe trupa, e janë humbë jetë, për veprime populliste si kjo. Të shpresojmë se nuk ndodh e njëjta.

Çka po ma ban këtë qeveri me u dukë ma ndryshe se ato të kaluemet? Sen t’k…

Edhe qeverite e kalueme, nime, kanë rritë rroga, e kanë jepë shtesa për ndihma sociale pikërisht në kohëna fushate.

(Autori ka qenë deputet i Vetëvendosjes)

Të ngjashme