Abuzimi i kryeministrit në ikje me emërimet politike në kohë pandemie

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 15:56 | Nga Hajdar Beqa

Kryeministri në ikje, qdo ditë po tregon fytyrën e tijë të vërtetë prej një populisti të sëmurë dhe keqpërdoruesi të pacipë me bugjetin e shtetit.

Ai në këtë kohë pandemie, në vend se të investoj ne blerjen e mjeteve mbrojtëse për stafin mjekësor dhe aparateve me oksigjen të cilat do t’u shpëtonin jetën të infektuarëve me COVID-19, po shpenzon paranë publike tek emërimi i zëvendës ministrave dhe këshilltarëve ne një qeveri të shkarkuar, e të cilët asnjë dobi nuk do të mund ti sjell vendit në këtë kohë.

Kryeministër, sa shpenzon para publike ne investim të punësimeve dhe reahtim të militantëve partiak nëpër pozita politike, investo paisje mjekësore, e besa edhe ne kuadrot mjekësore vullnetare, të cilët përveç që po punojnë ne mungesë të mjeteve mbrojtëse, po punojnë vulnetarisht, pa lodhshëm dhe pa asnjë shpërblim!

Populli thotë ne një fjalë të urtë popullore se: “Një zot shtëpie i mirë, është ai që din të dalloj se cilat janë prioritetet e punës ne të mirën e përgjithshme të familjes”.

E familja e një Kryeminstri që udhëheq një Qeveri të mirë, do duhej të ishte i gjithë populli i Kosovës, e jo vetëm militantët dhe anëtarët e partisë qe ti udhëheq!

Të ngjashme