Albin, kthjellu, qetësohu, mos blloko…

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 19:11 | Nga Valon Syla

Kemi me pa dhunë dhe protesta. Kemi me pa budallak. Albin Kurti dhe Vetëvendosje në fillim protestonte me gas lotësjellës duke e bllokuar votimin demokratik të deputetëve sepse se kishte, fuqinë me numra në parlament.

Tash e ka fuqinë. Le të hynë në zgjedhje, i fiton. Por jo. Ai po do ende me blloku. Kënd. Vetën a? Le ta pranon vendimin e drejtësisë. Në shtator bëhet Kryeministër… por jo. Bllok. Bllok. Bllok don’ ai.

Albin Kurti po pret me refuzim çdo gjê. Edhe Lul Basha e Salih Berisha në Shqipëri bllokuan, por sot sjanë as opozitë.

Albin, kfillu. Qetësohu. Merre pushtetin pas zgjedhjeve. Mos blloko. Fiton Vetëvendosje. Rrespekto Ligjin si Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, Avdullah Hoti të cilët të gjithë pësuan nga Gjykata Kushtetuese. Mësonu politikë, dhe ec përpara. Jo, jo, atëherë jepet vetëm një mesazh. Që Albini është vetëm një opozitar dhe bllokues i përjetshëm. Nuk do të bëhet burrështetas, por vetëm një lloj fakiri revolucionar që e njeh vetëm një të Vërtetë. Atë të vetën. Me vendos vetë në Vetëvendosje.

Respekto ligjin. Trego durim. E thejshtë është. Nëse jo, çdo vendim tjetër është fillimi i humbjes dhe i fundit tënd që spo bëhesh burrështetas, por një lider shpirtëror me qasje religjioze të pamohushme për vetën tënde. Kur stë merr seriozisht diplomacia ndërkombëtare, njerëzit që i kanë dy fije mend në këtë shoqëri, as neve s’na vynë send.

Kujdes se po luhet me zjerm… sje i pari, as i fundit në histori. Sepse pas teje, zgjohemi në mengjes. Uji ka shije si pardje. Dielli duket njësoj edhe ajri e ka të njejtën rëndësi. Nuk je profet, as zot, pra i pazëvendësueshëm. Je një djalë i Prishtinës, që të iku historia para syve. Mos të ikë edhe kjo mundësi. Kaq.

Të ngjashme