Albin Kurti dhe ndjekësit e tij – shpërndarësit me të medhenj të lajmeve të rrejshme

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 19:58 | Nga Shkëlzen Dragaj

Albin Kurti dhe ndjekesit e tij jane shperndaresit me te medhenj te lajmeve te rrejshme, me gjase ne gjithe hapesiren shqiptare.

Dhjetera faqe e portale fiktive, te hapura nga eksponetet e partise-shtet, trillojne tituj e histori nga me te pabesueshmet, te cilat i marrin si te mireqena shpesh njerezit neper Kosove.

Ne disa raste, pa fije turpi, eksponentet e kesaj partie ne Kuvend, ne konferenca shtypi e debate televizive leshojne deklarata te pakonfirmuara dhe pa baze ne realitet, demantimi i te cilave percillet me veshtiresi, per te mos thane nuk ndodhe fare.

Per me teper, eshte ky kryetar i partise e ndjekesit e tij, qe per disa vjet kane linçuar ne menyren ma brutale te gjithe ata qe nuk kane menduar si partia dhe te gjithe ata qe i kane kundershtuar.

Tiketen tradhetar, vrases, kriminel, i shitur, e gjithçka tjeter, e ke pase dhe e ki te sigurt nese nuk je me ta apo nuk mendon si prijesi i gjithedijshem.
Tiketen patriot, i paster dhe i dijshem e ke pase te sigurt ne momentin qe i je bashkuar. Jane dhjetera e dhjetera raste kur figura te partive tjera kane gjete strehe ne gjirin e partise shtet.

Edhe ky raport qe qenka bere nga disa studiues se gjoja Qeveria Kurti qenka rrezuar nga lajmet e rrejshme per te, eshte ne fakt nje fake news.

Raporti do te duhej te ishte i permbysur ne permbajtjen e tij: qe ngritja e Qeverise Kurti ka ndodhur me lajme te rrejshme e linçime. Renia ka ndodhur nga vet ajo, prijesi i se ciles nuk e kishte deshiren dhe guximin te perballej me vendime te medha per vendin, dhe keshtu shpiku ne mendjen e tij “grusht-shtet” nga partneri i koalicionit, te cilit para se ta kishte ne qeveri e perkdhelte dhe e quante shprese, e muaj e muaj me heret e kishte sulmuar edhe me gaz e sprej.

Të ngjashme