Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti duhet të shkojnë bashkë në zgjedhje

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 22:49 | Nga Liri Loshi

Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti duhet ta gjejne një model bashkëpunimi dhe të shkojnë bashkë në zgjedhje, qoftë si një subjekt partiamo, qoftë si dy subjekte të veçanta, por të bashkuara në koalicion parazgjedhor.

Kjo është e vetmja mënyrë që Vetëvendosja të dalë e para, me Albin Kurtin kryeministër. Në koalicion duhet të hyjë edhe NISMA.

Ky është koalicioni më i natyrshëm edhe për nga programi, edhe për nga elektorati. Pas zgjedhjeve ky koalicion fitues qeverinë mund ta bëjë bashkë me LDK-në, ose AAK-në!

Kështu do ta kemi një konkurrencë të ashpër, por të denjë për zgjedhjet parlamentare, ku forcat do t’i masnin LDK dhe Vetevendosja e bashkuar me PSD dhe NISMA.

Pse t’i kemi tri parti socialdemokrate të shkapërderdhura kur mund ta kemi një parti të tillë, por shumë të fuqishme.

Ky është propozimi im dhe jam i gatshëm që të punoj personalisht për t’i bashkuar. Vetëvendosja nuk duhet asnjëherë të bashkohet me LDK-në.

Ajo duhet ta sfidojë LDK-në. Kosovës i duhet një ndryshim i madh. Ndryshe ajo do të ngelet si një orë e prishur!

Të ngjashme