Albin Kurti po e kopjon Edita Tahirin

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 18:50 | Nga Valon Syla

Keto marrëveshje janë të vjetra. Tash i kqyra çka janë dallimet. Esencialisht, ska pas nevoje Albin Kurti me na lodhë me kopalla që në fund me i përngja Edita Tahirit.

Këto marrëveshje janë nga viti 2011. Nga viti 2012 kur shkova në Beograd si korrespodent e deri sot me 2022, këto marrëveshje kanë qenë të kryera por të pa implementume, sepse atëherë Qeveria Thaçi dëshironte që këto marrëveshje mos të implementohen, pa pas diçka konkrete për marrëveshjen finale. Pra jo të kryhen veç e veç si Kurti e Bislimi, por me i kry si pako që e mbyll njëherë e përgjithmonë problemin me Kosovë – Serbi.

Tash Albin Kurti, masi i humbi 10 vjet kohë nga 2012 deri me 2022 e po e kopjon Edita Tahirin, pas humbjes së krejt kësaj kohe ai ka hy edhe llugave sepse kështu nuk dihet epilogu, apo fundi cfare do të jetë. Nëse kish me ardhe njohja e kufirit të Kosovës si rrjedhojë e krejt kësaj, ja kish vleftë. Nëse jo, atëherë kjo është vetëm një humbje kohe shtesë dhe idiote sepse pa njohje të kufirit këto marrëveshje prodhojnë vetëm status quo, apo vendnumrim e stagnim, ndësa për Serbinë kjo është ‘Zgate Zot’… Tabela të kerrit e leternjoftima… letra e sene ata na rrasin e serbet na sillin edhe 1 shekull kështu, nese nuk shkohet për me mbyll problemin një here e përghithmonë me Serbinë.

Ju që po ekzaltoheni për këtë marrëveshje, sidomos komentatoret dhe mediat pro Qeverisë, për të njejtat e keni sha Qeveritë e kaluara dhe përpos kësaj ju kanë vdek njerzit në protesta që i keni shpallë edhe martirë. Bash për këto që po i gëzoheni. Andaj mos u ekzaltoni se Albin Kurti nga Luani nëpër postera, po del veç një Edita Tahir 2.0. Kështu nuk kryhet problemi me Serbi, veç zgjatet.

Albin Kurti po ja jap krejt, veç një nga një. E kur vjen puna te marrëveshja përfundimtare serbet përsëri kanë me lyp diçka për me mbyll problemin, e ju skeni me pasë më çka me ju jep, përpos territor, komuna në veri, që përsëri keni mi përngja zebht dhe keni me u duk si Hashim Thaça të vogël. Ai bile ka fol për korrigjim kufiri haptas, para se me u bo këto. E jo masi që bohen e i jepni si Kurti e Bislimi, se sju njeh kështu Serbia kurrë… por binden edhe njerzit e juaj por do të jetë vonë.

Të ngjashme