Albin Kurti po e suspendon demokracinë përmes dy veglave çorre të pushtetit

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 15:40 | Nga Halil Matoshi

Vjet ai thojke se përjashtimi i zgjedhjeve shkakton ngërç institucional.

Albin Kurti tash po e suspendon demokracinë përmes dy veglave çorre të pushtetit, Vjosa Osmani dhe Naser Ramadani!

Rekomandimi i IShKP është i porositur nga Albin Kurti sepse nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje dhe ia kërkoi shtyrjën si favor Naser Ramadanit, të cilin e kritikoi ditë më parë duke ia përkujtuar fundin në këtë post. Po ky Naser Ramadani e rekomandonte mbledhjën e Kuvendit kur duhej të zgjidhej Qeveria dhe Presidentja, kurse tash e bën të kundërten.

Kjo tendencë është antikushtetuese dhe deshmon prirjen autoritare të Osmanit dhe Kurtit.

Ata duhet të ndalen sot!
Nesër është vonë!

Të ngjashme