Albini s’ka bërë ndonjë gjë të madhe, por këta të tjerët e humbën madhështinë…

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 09:07 | Nga Driton Smakaj

Albini nuk u bë kryeministër për faktin që ka bërë diçka të madhe për Kosovën.

Jo. Vetëm tash ka mundësi të dëshmohet nëse vërtet do të bëjë diçka të madhe për Kosovën.

Por, realisht ai u bë kryeministër vetëm sepse këta tjerët që vërtetë kanë bëra gjëra të mëdha për Kosovën, nuk arritën të ruajnë atë madhështi.

Duke mos arritur të kontrollojnë kajtjen e vet, madhështinë e luftës e zvogëluan çdo vit ngapak në politikë.

Kjo është demokracia! Kemi mundësi të përmirësohemi çdo ditë ngapak. Qëndrimi në politikë është mision për t’u avancuar. Të mësosh nga gabimet është mënyrë e vrazhdë e studimit. Të mendosh para se të gabosh është mënyrë fisnike e studimit.

Suksese! Jeta vazhdon…

Për mua personalisht, më e rëndësishme është LIRIA dhe avancimi i shoqërisë në përgjithësi se sa ndrrimi i Pushteteve.

Kryeministrat shkojnë e vijnë. Ndërsa nëse ndërtojmë një sistem të vlerave, atëherë mbetet diçka e rëndësishme për brezat që vijnë.

Të ngjashme