Ariu dhe analfabetët e shtetit

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 10:22 | Nga Blerim Latiffi

Në vendimin për asgjësimin e ariut, tanimë të famshëm, me ra në sy një “margaritar”, nga ata që vetëm analfabetët dinë të na japin. Aty thuhet se “ariu është një individ i rrezikshëm…”

Paramendo, ariu individ, dmth një qenie e vetëdijshme, e pajisur me liri të vullnetit dhe rrjedhimisht e përgjegjshme për veprimet e veta! Termi “individ”, në botën normale, përdoret për për këto qenie, pra për njerëzit, e jo për kafshë e gjësende.

A me qeshë, a me qajtë? Të dyja bashkë, sepse kemi të bëjmë me një rast dhe situatë tragjikomike.

Të gjitha institucionet e shtetit janë të mbushur me analfabetë të tillë, që përditë nxjerrin ligje dhe marrin vendime për këtë shoqëri. Ndërkaq, politikanët vazhdojnë me atë që dinë të bëjnë më se miri: të flasin për të ardhmen e ndritur të kombit.

Të ngjashme