Armiku i ri i Kosovës

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 10:39 | Nga Nezir Kraki

Vota e deputeteve socialistë te Shqiperise kunder njohjes se gjenocidit serb ne Srebrenice eshte rezultat i qasjes dhe aktivitetit proserb te Edi Rames viteve te fundit. Kjo qasje shume miqsore ndaj Serbise dhe perbuzese ndaj Kosoves, eshte intensifikuar sidomos qe nga ardhja e Albin Kurtit ne pushtet.

Nga ai moment, qeveria e Shqiperise ka veç perpuzje, indiference e tallje ndaj Kosoves, deri ne piken ku edhe i kerkohet t’i harroje krimet serbe per kinse « hapjen ballkanike ». Merreni me mend, Shqiperia dhe Kosova jane nisur ne rruge te ndara per te shkuar ne destinacion te perbashket edhe pse hallet dhe endrrat i kane (normalisht) te njejta. Kasta politike e Shqiperise Albin Kurtin e konsideron si plan prishes sepse kur ndodhi ndryshimi i madh ne Prishtine, ne fakt ndodhi edhe vdekja e planeve te Vuçicit per zhberjen e Kosoves, i ndihmuar nga Rama me komitat batoniane te jugonostalgjise.

Eshte tashmë e ditur dhe fushes e kapshme se Edi Rama eshte shendrruar ne lobues per interesat serbe edhe prane aleateve tane historikë. Kosoven e sheh dhe e paraqet tek te tjeret si te prapambetur politikisht sepse « nacionaliste » qe « merret me histori ». Kjo qasje anti Kosove (sepse anti Albin) dhe pro Serbi (sepse pro Vuçic) prodhon pastaj episode te turpshme si ai kur ne Kuvendin e Shqiperise mohohet gjenocidi ne Srebrenice dhe kur ne takimin me Borellin, Shqiperia e Edit gjen komoditet ne mes dy lidereve fashistë serbë dhe te njejtit i shpalle vellezer.

Dikush me tha se ndoshta une flas me emocione. Po, është e vertete qe kaplohem nga emocionet e vjelljes dhe gerdise kur shoh e konstatoj qe Shqiperia jone, aq e enderruar e mitizuar sa ishte ne ferrin hoxhist, 30 vite pas, vellazerohet me ata qe ishin ferri i çdo shqiptari jasht saj.
Emocionohem poashtu kur konstatoj se edhe ne vitin 2022, e ardhmja e vetme e çdo shqiptari mbetet ikja nga Shqiperia derisa vet Shqiperia, rreshqet posht e me posht ne renditjet e vendeve normale, duke u ribërë njolla e zeze e Ballkanit.

Prandaj, armiku i ri i Kosoves është Edi Rama, ky megaloman i cili pasi e deshtoi Shqiperine, i dha vetes te drejten qe ta demtojë edhe Kosoven.

Prandaj, krejt ju qe lehni skutave te debateve shterpa, ne pritje te ndonje ashti nga komitat politike, mafijoze e mediatike te Edi Rames, duke e duartrokit nje qasje te tille, me beni me vjelle e ma forconi bindjen qe ne mesin tone ka vertete shume zagarë.

Të ngjashme