Asociacioni i Lajçakut satan për ta ndryshuar Biblën (Kushtetutën)

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 11:34 | Nga Faton Abdullahu

1) Nëse duhet ta ndryshojmë Kushtetutën e Kosovës, për shkak të Asociacionit, me shpjegimin e Lajçakut se, Kushtetuta nuk është Bibël, atëherë kjo i bije se vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin ( 2013) nuk duhet të jenë bazë nisëse për implementim të Asociacionit. Kjo, me fjalor të Lajçakur, do të thotë, përpjekje satanike për ta ndryshuar ne Kushtetutën në dëm të pushtetit unitar të Kosovës.

2) Për Asociacionin dhe sidomos për implementimin e tij, varësisht nga interesat dhe qëllimet, ndryshe mendohet në Serbi, ndryshe në BE dhe ndryshe në Kosovë. Lajçak me vizitën e tij e komplikoj këtë edhe më shumë. Por kjo paqartësi më shumë po i konvenon Serbisë sesa neve.

3) Do të jetë gjithmonë e vështirë që të kundërshtohet çështja e Asociacionit sepse mendësia evropiane është shumë dorëlirë për të drejtat e minoriteteve gjithandej. Karta jonë më e fortë është se në Kosovë nuk ka shkelje të drejtave të serbëve dhe një dimension tjetër i Asociacionit (me kompetencave ekzekutive) është kërkesë destruktive e Serbisë për ta muinuar shtetin e Kosovës e jo kërkesë reale për t’i begatuar të drejtat e serbëve në Kosovë.

4) Qasja me revoltë pa potencë politike e Qeverisë Hoti se, nuk bisedojmë për Asociacionin (e cila po bëhet për konsum të brendshëm) duhet të zëvendësohet me qasjen – do ta implementojmë Asociacionin ashtu sikundër jemi marrë vesh duke respektuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme