Asociacioni, profesorët dhe zgjedhjet

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 12:01 | Nga Melihate Tërmkolli

Asociacionin e kanë pranuar dhe nënshkruar edhe Isa edhe Hashimi, edhe LDK-ja e Isës edhe PDK-ja e Hashimit.

Është shkelë kushtetuta me “katër” këmbët.

Pjesëmarrësit në bisedime me Serbinë, kanë “shkumu” në Kuvendin e Kosovës, se asociacioni është veç një OJQ-, asgjë më shumë.

Me asociacion, “de facto”, është pranuar ndarja e veriut.

Pothuaj çdo marrëveshje që është bërë me Serbinë për 7 vite e sa, ia ka cenuar Kosovës një copë sovranitet e një copë territor.

Tani, lakejt e Isës (sigurisht, pa kërkesën e pa dijen e tij!), përpiqen ta amnistojnë atë. Le që është bërë turpi me asociacion, por profesorët e “LDK-së”, përpiqen të bëjnë edhe vota me të. Turp i turpeve, turp në katror. Kanë harruar që madje edhe vetë Isa, jo shumë kohë më parë, e tha se ishte gabim asociacioni, por ishte vonë për këtë.

Padyshim është shqetësues fakti që me disa nga veprimet e qeverisë Kurti në raport me Serbinë, ka shumë rrezik që Albini me ia vu kapakun kësaj pune, asociacionit!

Prandaj, edhe po të bëhemi bashkë të gjithë, ende jemi pak për të rikuperuar dëmet që janë bërë gjatë bisedimeve me Serbinë, për të mos lejuar dëme të reja dhe për të siguruar një zgjidhje në interes të vendit.

Të pangopshëm ndaj parasë e pushtetit, të papërgjegjshëm ndaj shtetit. Ky është refreni që na përcjell më se një dekadë.

Nuk mësoi asnjëherë politika e Kosovës, se pa shtet nuk të duhen gjë, as pushteti, as paratë. Kanë harruar situatën më 1999, kur nuk i duhej askujt as paraja as pushteti.

E kuptojmë këtë, kur ta duam shtetin!

Të ngjashme