Ballistë e enveristë garojnë bashkë!

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 01:44 | Nga Halil Matoshi

1.
Nëse në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë ‘front-mana’ viktimat e fashizmit serb si Vasfija e Saranda, viktima të ndonjë padrejtësie si Shqipe Selimi e Avni Dehari, si të cilësohet kandidimi i Adriana Matoshit si viktimë e racizmit në një listë me racistin e dëshmuar, antisemitin Visar Korenica!???
Ose si të racionalizohet fakti se dy enveristët e regjur si Hydajet Hyseni e Hysamedin Feraj flenë nën një çati me djathtistët e proklamuar neoliberalë, e antienveristë si Vjosa Osmani (siç pati deklaru vet, nga një familje me sfond ballist) e Donika Gërvalla, e bija e antienveristit Isuf Gërvalla!
Vërtetë ky është problem i këtyre dy të fundit, jo i dy të parëve!?
Ose si të shihet rënditja e deputetit më të ditun e të matur si Hajrullah Çeku me numër 30.

2.
Në PDK impresive ngritja e Uranit dhe Lizes por mungojnë mendjet më të mprehta si Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami etj. Ndërsa rënditja poshtë e Ardian Kastratit dhe Valdete Idrizit si dhe moskandidimi i Blerim Shalës e Vlora Çitakut është humbje, padyshim!?

3.
Tek LDK nuk ka “prurje” siç po trumbetohet në kampet tjera, por rënditja poshtë e Lumir Abdixhikut dhe Faton Bislimit është zhgënjyese!?
Numri 18 për Ministrën ma proaktive të Qeverisë Hoti, Vlora Dumoshi, pa asnjë dyshim, është thjesht padrejtësi.
Po të isha në vend të Vlorës nuk kisha me pranu me hy fare në listë me këtë numër!?
Por ajo është aty për hirë të lojalitetit ndaj Lidhjës.

4.
Te Aleanca befason për të mirë rënditja me numrin 2. e Doktorit infektolog Shemsedin Dreshaj si dhe rënditja lartë e Besnik Tahirit.
Është lajm i mirë hyrja në listë e dy ministrave, Meliza Haradinaj-Stubllës dhe Selim Selimit si dhe aderimi i komandantit të UÇK-së në Maqedoni Ruzhdi Matoshi, por lajm i keq moskandidimi (me arsye personale) i Muharrem Nitajt.
Zhgënjim poashtu edhe moskandidimi i Ardian Gjinit e Xhafer Gashit.

5.
Nisma e AKR, pa ndryshime.

Epilog.
Zhgenjyese është përfshirja në të gjitha listat partiake të kandidatëve me aktakuza e me të dënuar si dhe përfshirja e udhëheqësve të deridjeshëm të mekanizmave të sigurisë dhe të drejtësisë, si Rashit Qalaj nga PDK dhe Sylë Hoxha nga LDK, që dëshmon se kanë qenë “të ngjyrosur” partiakisht!

Të ngjashme